Telegrafi

Schmeichel tregon se çfarë i tha Ranieri lojtarëve në takimin lamtumirës dhe zbulon se a kishin lojtarët gisht në shkarkimin e italianit

Portieri i Leicester Cityt, Kasper Schmeichel, ka zbuluar se çfarë kishte bërë Claudio Ranieri pas shkarkimit.

Portieri anglez tregoi se tekniku italian i kishte përshëndetur të gjithë lojtarët në qendrën stërvitore, ku i kishte falënderuar për gjithçka.

“Claudio erdhi dhe na dha lamtumirën, falënderoi lojtarët për përpjekjet e tyre. Ne kemi arritur diçka të jashtëzakonshme së bashku dhe është trishtuese që gjërat erdhën në këtë mënyrë, por si gjithmonë tregoi klasin e tij me shumë përulësi”.

“Kur përballesh me momente të tilla normalisht që ndihesh i trishtuar dhe jam i bindur se edhe Claudio ndihet njëjtë”, ka thënë Schmeichel, pasi u pyet për takimin e fundit me Ranierin.

Anglezi gjithashtu tha se lojtarët nuk kishin gisht në shkarkimin e Ranierit dhe se kryesia e klubit kishte marrë vendim pa i pyetur lojtarët. /Telegrafi/