Site icon Telegrafi

Schmeichel nuk arriti të mbajë vetën kur kuptoi për incidentin e presidentit të Leicesterit

Foto: AS

E gjithë bota e futbollit u shokuar të shtunën mbrëma kur u raportua se helikotperi i presidentit të Leciester Cityt, Vichai Srivaddhanaprabha, është rrëzuar jashtë stadiumit King Power dhe menjëherë është kapluar nga flakët.

Ende nuk është raportuar se viktima, apo për gjendjen e pronarit të klubit anglez.

Deri sa të gjithë janë në pritje të lajmeve, mediat kanë filluar të shpalonin detaje tjera, një nga ato është ajo e Kasper Schmeichel.

Policia dhe shërbimet emergjente para stadiumit King Power (Foto: Getty Images/Guliver)

Portieri i Leicesterit ishte një nga të parët që doli jashtë stadiumit me të dëgjuar për aksidentin.

Danezi është kapur nga kamerat i emocionuar dhe duke qarë i shqetësuar për gjendjen e presidentit të tij.

Lexo po ashtu Vichai Srivaddhanaprabha: Profili i pronarit të Leicester Cityt, njeriu për të cilin të gjithë po flasin tani

31-vjeçari i është bashkuar Dhelprave në vitin 2011 (një vit pasi klubi u ble nga Srivaddhanaprabha), pra është një nga lojtarët e parë dhe të pakët që i besuan dhe i qëndruan besnik projektit të biznesmenit tajlandez.

Siç e thamë më lartë, ende nuk ka asgjë zyrtare, por në mediat angleze thuhet se në helikopter me pronarin e Leicesterit ishte edhe vajza e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version