Leicester City ka kaluar në fazën e çerekfinales së Ligës së Kampionëve.
E gjithë kjo pasi triumfit 2-0 kundër Sevillas, e cila ishte e mjaftueshme pasi që në takimin e parë kishte pësuar humbje me rezultat 2-1.
Përveç hyrjes në histori të ligës më elitare evropiane për klube të Wes Morganit, edhe një futbollist ka shkëlqyer në këtë takim, transmeton Telegrafi.
Është portieri Kapser Schmeichel, i cili priti dy penalti kundër Sevillas në dy takime të ndryshme për në 1-8 finales së Ligës së Kampionëve.
Ndryshe, Leicester do të mësojë kundërshtarët e radhës pas hedhjes së shortit në Nyon të Zvicrës. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=Ob4sfXeioro