Telegrafi

Schmeichel e pranon që vizita e Eriksen ngriti disponimin te Danimarka: Ishte e rëndësishme të fshihej nga mendjet tona imazhi i fundit

Christian Eriksen ishte në vizitë te shokët e tij të ekipit kombëtar të Danimarkës pasi u lëshua nga spitali, një vizitë që ekipit i duhej pas momenteve të këqija që përjetuan kur ylli i tyre u rrëzua në fushë.

Eriksen kishte pësuar sulm në zemër, ndërsa në fushë pas intervenimeve të mjekëve iu është kthyer pulsi.

Se skuadra u ndje mirë nga vizita e ylli të Interit pas daljes nga spitali, e tregon edhe portieri Kasper Schmeichel.

“Ishte shumë mirë ta shihja. Mendoj se kjo i ndihmoi shumë shokët e skuadrës”.

“Thjesht duke e parë dhe fshirë imazhin e fundit që kishim për të në fushë. Takimi me të në jetën reale dhe pamja se ishte mirë, ishte me të vërtetë e rëndësishme”, ka thënë Kasper Schmeichel për CNN.

Eriksen kishte pësuar një arrest kardiak gjatë ndeshjes së parë të Euro 2020 që Danimarka po luante kundër Finlandës dhe, pas disa ditësh në spital, ai u lirua.

Trajneri Kasper Hjulmand, gjithashtu iu referua Eriksen pas ndeshjes kundër Rusisë që e fituan 4-1.

“Siç e kam thënë gjithmonë, ai është zemra jonë, ritmi ynë. Sot ne kemi lënë lëkurën tonë për të në fushë. Ai është një frymëzim i shkëlqyeshëm për të gjithë ne”, kishte thënë trajneri.

Tani, Danimarka takohet me Uellsin këtë të shtunë, në orën 18:00. /Telegrafi/