Telegrafi

Schlumberger premtoi vazhdimin e bashkëpunimit mes OSBE-së dhe Kosovës

Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Njomza Emini, u takua sot me shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, Jean-Claude Schlumberger.

Emini, në fillim të takimit, vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm me OSBE-në, duke i bërë ftesë Schlumberger, që të zgjasë ky bashkëpunim edhe më tej, sidomos në aspketin e intergrimit evropian të Kosovës.

Ajo prezantoi disa nga pikat kryesore të planit të punës së Komisionit për Integrime Evropiane, si dhe e njoftoi mysafirin për aktivitetet e radhës.

Schlumberger, mirëpriti ftesën për vazhdimin e bashkëpunimit, si dhe tregoi gatishmërinë nga ana e OSBE-së për ndihmë, duke theksuar se ndër pikat që janë të fokusuar në vitin 2016 janë ato të te drejtave të barabarta gjinore, si dhe atyre të komuniteteve. /Telegrafi/