Site icon Telegrafi

Schmid: Demarkacioni mbetet kusht për vizat

Sekretarja e Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm, Helga Schmid, ka kërkuar nga kryeministri Ramush Haradinaj që Kosova t’i bëjë reformat e nevojshme.

Ajo ka thënë se luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit vazhdojnë të jenë detyrat kryesore që Kosova duhet zbatuar.

“Dera jonë është e hapur për Kosovën, por duhet të bëhen reformat e nevojshme”, tha ajo.

Schmid më tej ka thënë se e dinë nevojën e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, raporton RTK. “Por, duhet të ecet përpara me ratifikimin e demarkacionit dhe luftimin e korrupsionit”, është shprehur Shmid.

“Ne e dimë se sa e rëndësishme është liberalizimi i vizave është për Kosovën. Por Kosova ka kushte ato që tashmë janë të ditura, siç janë luftimi i korrupsionit, krimit të organizuar dhe demarkacioni”, ka thënë ajo.

Sipas saj, implementimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit janë absolutisht të nevojshme dhe ka të bëjë me përmirësimin dhe rritjen e standardit në Kosovë.

Sa i përket dialogun të Kosovës me Serbinë të lehtësuar nga BE, ajo thotë se dyja vendet duhet të avancojnë për të mirën e stabilitetit në rajon dhe dialogu sipas saj është kyç për Kosovën dhe Serbinë në rrugën e tyre evropiane.

E kryeministri Haradinaj është shprehur se Kosova është e vendosur në implementimin e detyrave që i caktohen.

“Dinamika e Kosovës po justifikohet, takimi i sotëm është për t’i dhënë shtyrje dhe punë më intensive për agjendën evropiane… Kosova është e vendosur për implementimin e detyrave që na dalin”, ka thënë Haradinaj.

Exit mobile version