Ambasadori gjerman në Serbi, Thomas Schieb sot shfaqi shpresë se së shpejti do të mësohet data e fillimit të procesit negociues për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE.
Ai tha se për shkak të harmonizimit intensiv, midis pjesës së mbetur dhe në Gjermani, sjellja e vendimit për datën për fillimin e negociatave është prolonguar deri në tetor, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Gjermania e përshëndet arritjen e madhe shtetërore të Maqedonisë së Veriut dhe të Greqisë, të cilët pas aq kohe arritën të arrijnë marrëveshje dhe ta zgjidhin çështjen për emrin e Maqedonisë së Veriut dhe prandaj shpresojmë se vendi shumë shpejtë do t’i fillojë negociatat”, ka thënë Schieb.
Siç njoftojnë nga AIM, ambasadori gjerman në Beograd, deklaroi se qëndrimi i Berlinit është se pranimi i anëtarëve të rinj dhe reformat në BE janë dy procese të ndara që duhet të zhvillohen paralelisht.
“Reformat e brendshme në BE do të ndodhin derisa ajo të ekzistojë, me qëllim që ajo të përmirësohet dhe të adaptohet në kushte të reja. ky është proces i vazhdueshëm, i cili nuk e pengon pranimin e anëtarëve të rinj, nën kushte që vendet kandidate t’i plotësojnë të gjitha kushtet.Serbia zbaton reforma të vështira që do të zgjasin, ndërsa BE-ja zbaton reforma të saja dhe në një moment Serbia do të inkuadrohet drejt BE-së. Këto janë procese të cilat zhvillohen njëkohësisht, e jo sipas tjetrit”, theksoi ambasadori gjerman.
Ndërsa lidhur me përvjetorin e masakrës në Srebrenicë, Schieb deklaroi se qëndrimi i Gjermanisë dhe anëtarëve të tjerë të BE-së është se në Srebrenicë në vitin 1995 është kryer gjenocid, duke theksuar se pret që edhe Serbia të ndërmarrë një qëndrim të tillë./Telegrafi/