Patrik Schick ka vendosur rekord të ri në Kampionatin Evropian, qysh në startin e tij në këtë garë.
Sulmuesi i Republikës së Çekisë shënoi dy gola ndaj Skocisë, për t’i siguruar përfaqësueses së tij tre pikë të plota.
Por, Schick në të dytin që e shënoi ishte edhe vënie e rekordit të ri, pasi u shënua nga një distancë e largët.
Në një largësi prej 45.5 metra, sulmuesi çek arriti të fute topin në rrjetë, gjersa portieri skocez ishte jashtë portës.
Kështu, Schick ka vendosur rekord të ri për golin me distancë më të madhe të shënuar dhe një gjë e tillë nuk kishte ndodhur që nga viti 1980.
Natyrisht se ky goli i Shcik mund të zgjidhet edhe si më i miri në Euro 2020, por që ende ka kohë që të shënohet ndonjë edhe më i mirë. /Telegrafi/