Mediat italiane raportojnë se sulmuesi Patrik Schick ka refuzuar një kontratë të re të ofruar nga Sampdoria.
Klubi dorian ka nënshkruar me sulmuesin çek nga Sparta Praga në verën e kaluar dhe i ka vendosur atij një klauzolë prej 25 milionë eurove në kontratën e tij.
Megjithatë, Schick ka shpërthyer në sezonin e tij të parë me klubin italian, duke shënuar shumë gola dhe bërë shumë asistime, edhe pse një rezervistë në shumicën e kohës, dhe kjo ka bërë që shumë skuadra të synojnë transferimin e tij në afatin kalimtar veror.
Edhe Sampdoria ka shprehur dëshirë të rinovoj kontratën e Schick, duke i vendosur edhe një klauzolë të re prej 40 milionë eurosh.
Sipas Gazzetta dello Sport, sulmuesi çek ka refuzuar ofertën e re nga Samp dhe është i hapur për opsionet e transferimeve në afatin kalimtar të verës, përcjell Telegrafi.
Juventus është në ‘Pole-Positon’ për të transferuar 21-vjeçarin në Torino, por ka konkurrencë të madhe në garën për shërbimet e tij, pasi pas tij janë vënë edhe Interi, Arsenali dhe Chelsea. /Telegrafi/