Sulmuesi i talentuar çek, Patrik Schick nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Atletico Madrid.
Reprezentuesi i Çekisë ka pësuar një lëndim të lehtë në stërvitje të Romës.
Kësisoj pas kontrolleve mjekësore është mësuar se djaloshi do të mungojë rreth 10-15 ditë për Romën.
Kjo ka bërë që Schick të humbasë ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve të martën mbrëma ndaj Atletico Madrid.
Përpos ndeshjes në Ligën e Kampionëve, 21-vjeçari do të mungojë edhe vikendin e ardhshëm ndaj Veronës.
Rikthimi i tij në fushë pritet të bëhet me 20 shtator në sfidën që Roma e luan në udhëtim tek Benevento. /Telegrafi/