Telegrafi

Schick barazon Ronaldon me gola, por portugezi mbetet ende në vend të parë

Patrick Schik ka shënuar gol ndaj Danimarkës, duke e hapur ndeshjen çerekfinale të Euro 2020 në 2-1.

Ky ishte goli i pestë për çekun në këtë Kampionat Evropian që e barazon me Cristiano Ronaldon.

Schick shënoi në minutën e 49-të për 2-1.

Por për ta fituar ‘Këpucën e Artë’ ai duhet të shënojë edhe një herë.

Kjo pasi Cristiano Ronaldo mbetet në pozitën e parë sipas rregullave.

Por cfarë thonë rregullat?  Ky çmim i jepet lojtarit që shënon më shumë gola në turne. Nëse ka shumë lojtarë me të njëjtin numër golash, barazimi prishet nga asistimet (kush ka më shumë asistime).

Nëse ata janë të barabartë edhe me asistime, atëherë fiton ai që ka më pak minuta të luajtur. /Telegrafi/