Kosova nuk ka mundur të marr pikë në xhiron e parafundit të kualifikueseve të botërorit “Rusia 2018”.
Përfaqësuesja jonë pësoi humbje para shikuesve të vetë kundër Ukrainës me rezultat 2-0.
Pas takimit ka folur trajneri ukrainas, Andriy Shevchenko, i cili ka vlerësuar lartë lojën e të besuarve të trajnerit Albert Bunjakut.
“E thash në konferencë për shtyp se Kosova ka një ekip kualitativ. Por, kushtet e rënda atmosferike ishin të vështira dhe na vështirësojë qarkullimin e topit. Unëp i uroj suksese në të ardhme përfaqësueses së Kosovës”, tha Schevchenko.
Ky i fundit shpreson që përfaqësuesja jonë t’i bëjë favor kundër Islandës duke i rrëmbyer pikë në Rejkavik.
“Jam i sigurt që Kosova ka një shpirt luftarak dhe se do t’i vështirësojë lojën skuadrës së Islandës. Ne do të mundohemi të fitojmë në takimin e fundit kundër Kroacisë”, tha në përfundim Sheva.
Ndryshe, Kosova në xhiron e fundit do të takohet me Islandën ndërsa ukrainasit si vendas do ta presin Kroacinë. /Telegrafi/