Site icon Telegrafi

Scherbak: Rusia dëshiron të ketë marrëdhënie të mira dhe konstruktive me Maqedoninë

Ambasadori i Rusisë në Shkup, Oleg Scherbak ka deklaruar se Federata e Rusisë dëshiron marrëdhënie të mira, konstruktive, në frymën e bashkëpunimit dhe baraspeshës e mirëkuptimit të ndërsjellë.

Nga qyteti i Prilepit, Scherbak theksoi se Rusia tenton të bëhet partner i mirë, por se si do të veprojë Maqedonia mbetet një e drejtë sovrane e saj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, të dy vendet janë mike dhe kanë lidhje historike e shpirtërore shekullore, kurse kultura dhe gjuha janë të ngjashme në shumë gjëra.

Njiherit, Scherbak i ka hedhur poshtë akuzat për ndërhyrje ruse në vendet ballkanike që të mos anëtarësohen në NATO, si edhe për pengim të zgjidhjes së çështjes së emrit të Maqedonisë.

Ai thekson se në marrëdhëniet ndërkombëtare, janë të rëndësishme shumë marrëdhëniet dypalëshe./Telegrafi/

Exit mobile version