Ambasadori rus në Maqedoni, Oleg Scherbak, pohoi se Rusia nuk përzihet në punët e brendshme të Maqedonisë.
Ai tha se gjatë 24 viteve të marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, nuk është shënuar asnjë ndërhyrje e ambasadës ruse në Maqedoni, e as politikës së jashtme ruse në punët e brendshme të Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai tha se dialogun mes Maqedonisë dhe Rusisë e karakterizon partneriteti i qëndrueshëm dhe miqësia shekullore mes dy popujve.
Ai tha se dëshiron të përkujtojë se Rusia është e angazhuar për zhvillimin e gjithanshëm të bashkëpunimit me Republikën e Maqedonisë në të gjitha sferat si në politikë, ekonomi, kulturë, sferë humanitare dhe fusha tjera./Telegrafi/