Ambasadori rus, Oleg Scherbak ka deklaruar se Rusia i sheh Maqedoninë dhe Greqinë si dy shtete sovrane dhe të pavarura.
Sipas tij, që të dy shtetet kanë të drejtë që të gjejnë një zgjidhje që do t’u përgjigjej të dy palëve, për çështjen e emrit.
Scherbak thotë se është me rëndësi që çështje të tilla të zgjidhen përmes bisedimeve dhe në bazë të respektit të ndërsjellë./Telegrafi/