Seriali Schengen Visa po vazhdon të sjellë episoda të reja çdo javë.
Shpesh këto episoda sjellin diçka të re, duke mos i lënë anash zhvillimet e vjetra me të cilat fansat e serialit veçse janë të familjarizuar.
Duke pasur mungesë të aplikantëve, Nëntori e Lirija shihen duke luajtur qorras në korridorin e ambasadës.
Ibra në anën tjetër vazhdon të vuajë për Lulen, e cila përveç që nuk po vjen në punë, po merret me biznesin e saj të ri LuleMall.
Biznesit të saj i është bashkangjitur Tinka, e cila është shumë e ngutshme dhe e nervozon Lulen.
Basriu, si gjithmonë, po ka punë me pacienta, e me shumë humor i trajton ata duke ua kërkuar shumën obligative prej 83 eurove. Në këtë episodë ai merret me një person me probleme me gjumë.
Pjesa më interesante e këtij episodi, gjithsesi se është momenti kur Ibra dhe Lirija ia lexojnë Nëntorit ditarin e tij, ku ai tregon ngjarje qesharake që i ka përjetuar në vendlindje.
Episodin e plotë të Schengen Visa të quajtur “Ditari i Nëntorit” mund ta shikoni më poshtë, apo në GjirafaVideo.