Në episodin e ri të Schengen Visa, personazhet e dashura të këtij seriali vazhdojnë të kenë sfidat e tyre, problemet qesharake dhe momentet e paharrueshme. Këtë episod shohim edhe një ide të çuditshme biznesi.
Schengen Visa po vazhdon të na sjellë episode komike dhe momente shumë qesharake. Këtë të diel është lansuar episodi i 32-të, i cili karakterizohet me një ide interesante biznesi, e shumë momente tjera të paparashikueshme.
Basriu vazhdon të ketë punë me pacientë, ku shohim një djalë “vesvese” i cili nuk prekë asgjë me duar.
Në anën tjetër, Ibra dhe Lulja njoftohen me një aplikant, i cili synim të udhëtimit ka blerjen e telefonit më të ri, e një tjetër i cili bashkë me fëmijët kërkon të udhëtojë te dy ish-gratë e tij që jetojnë në Evropë.
Xhejmsin në këtë episod e shohim të dëshpëruar e në nevojë për ndihmë. Ai ka marrë me qira një hapësirë, por nuk e ka idenë se çfarë biznesi të fillojë. Ai kërkon ide nga ekipi i Schengen Visa, por nuk arrin sukses, deri sa në skenë shfaqet Lulja me një ide të çuditshme. Kjo ide quhet LuleMall.
Se si arriti Lulja tek kjo ide dhe si e bindi Xhejmsin që të fillojnë këtë biznes të ri, ndiqeni episodin e 32-të “Ide Biznesi” më poshtë apo duke u futur në GjirafaVideo.