Kjo është përgjigjja e Scheffer në deklaratat e kryeministrit serb, Vojislav Koshtunica i cili insiston se NATO përkrah pavarësinë e Kosovës sepse ka interes ta ndërtojë pushtetin e saj në vendin tonë.
Këto deklarata Scheffer i ka bërë sot pas takimit me kreun e shtetit të Maqedonisë, Branko Cervenkovski, sot në Bruksel, ku ka shtuar se NATO-ja përkrah bisedimet mes Prishtinës e Beogradit, të udhëhequra nga treshja ndërkombëtare e Grupit të Kontaktit.