Telegrafi

Scheffer i bën thirrje Rusisë që të braktisë ‘retorikën e padobishme’

"Kohë pas kohe, ne dëgjojmë retorikën që vjen nga Moska, e cila nuk është e dobishme", tha Scheffer gjatë një vizite në Abu Dhabi.

"Ne i kemi dallimet tona. Këto dallime janë fundamentale dhe unë i marr seriozisht, sepse mendoj se ndërmjet NATO-s dhe Rusisë nuk ka alternativë tjetër pos angazhimit", ka thënë Scheffer, duke përmendur më pas dallimet rreth Kosovës dhe planeve amerikane të mburojës raketore. /rel/