Site icon Telegrafi

Schausberger kërkon dritë të gjelbër nga BE për bisedimet me Maqedoninë

BE të pranoj përparimin dhe të jap dritë të gjelbër për bisedimet me Maqedoninë, ky është rekomandimi i dhënë nga Franz Schausberger, këshilltari special i euro-komisarit për zgjerim de politikës së fqinjësisë së mirë, Johannes Hahn pas arritjes së marrëveshjes në mes Maqedonisë dhe Greqisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Vlerësimi i Shausberger është se marrëveshja posedon gjëra pozitive për rajonin dhe për të gjithë Evropën.

“Suksesi i marrëveshjes në mes Maqedonisë dhe Greqisë tregon dhe konfirmon se BE ka mundësi të luaj rol ndërmjetësues në zgjidhjen e konflikteve pavarësisht nga vështirësitë e mëdha në radhët e veta.

Strategjia e BE-së për zgjerim e vendosur me 5 shkurt të vitit të ardhshëm, sipas Schausberger, tregon dinamikën në vendet e Ballkanit Perëndimor çka nuk duhet nënvlerësuar”, tha Schausberger për gazetën austriake “Prese”. /Telegrafi/

Exit mobile version