Telegrafi

Schalke në krye të Bundesligës

Të dy golat për ekipin mysafir i shënoi sulmuesi gjerman Kevin Kuranyi dhe që të dyja në pjesën e parë të ndeshjes (11’ dhe 28’).

Me Bayern Munichun që u mposht më herët në fushë të vet nga Stuttgart, Schalke kalon në maje të tabelës së Bundesligës me 58 pikë, dy më shumë se bavarezët. Leverkuzen mbetet në pozitën e tretë me 53 pikë. /Telegrafi/