Telegrafi

Schalke mposhtet përsëri

Mysafirët do të mund të merrnin kreun (me 61 pikë) nëse shënonin fitore në udhëtim te Hannoveri, por u mposhtën për të dytën herë, pasi javën e kaluar u goditën nga rivali për titull Bayerni, që tash kryeson me një pikë më shumë dhe një ndeshje më pak.

Vendasit kaluan në epërsi të dyfishtë në pjesë të parë me golat e Wasterman (17’) dhe Ya (29’), ndërsa mysafirët arritën ta barazojnë rezultatin në fillim të pjesës së dytë me golat e Edu (46’) dhe Rakitic nga penaltia (52’).

Por Balic riktheu epërsinë për Hannoverin 10 minuta para fundit të ndeshjes, ndërsa Ya me golin e tij të dytë vulosi rezultatin për t’i dhënë shpresa për mbijetesë ekipit të tij.

Nga ndeshjet tjera Werderi ka fituar bindshëm në fushë të vet ndaj Freiburg (4-0), ndërsa Stuttgart fitoi me rezultat minimal në udhëtim te Hertha. /Telegrafi/