Site icon Telegrafi

Schalke merr kreun e Bundesligës

Rakitic i dha epërsinë ekipi vendas pas vetëm tetë minutash lojë, por pas po aq kohësh mysafirët barazuan me anë të Raul Bobadilla.

Peruani Jefferson Farfan riktheu epërsinë për vendasit në fund të pjesës së parë, ndërsa me të filluar pjesa e dytë Rakitic vulosi fitoren e Schalkes me golin e tij të dytë.

Fitorja e dërgon Schalken në maje të tabelës me 61 pikë, një më shumë se Bayern Munich që mund ta rikthejë atë më vonë nëse mposht Hannoverin. /Telegrafi/

Exit mobile version