Telegrafi

Schalke kërkon Ballackun

Mesfushori me përvojë në të kaluarën është lidhur me një kalim tek Interi, por tani duket se destinacioni i tij i radhës do të mund të ishte Bundesliga.

“Ne jemi të interesuar në transferimin e Michael Ballackut. Unë kam besim se ai është i gatshëm të pranojë një zvogëlim të pagës nëse ai vendos të rikthehet në Bundesliga verën e ardhshme”, theksoi trajneri i Schalkes, Felix Magath.

Sidoqoftë, 33 vjeçari që ka mbi 100 paraqitje në Ligën Premier do të dëshironte rinovim të kontratës, nëse kjo dëshirë ekziston edhe te Blutë e Londrës. /Telegrafi/