Klubi gjerman i futbollit Schalke 04 njoftoi së fundmi se do të heqë nga fanella kompaninë ruse të gazit Gazprom, si sponsor kryesor, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia dhe në ndeshjen e sotme e realizuan këtë premtim.
Edhe pse në një situatë të vështirë financiare, klubi i famshëm nga Gjermania vendosi të jetë parimor pavarësisht parave që fiton nga gjiganti rus.
Klubi njoftoi se do të ndërpresë kontratën me Gazprom, ndërsa sot e realizoi atë premtim dhe e tërhoqi emrin e këtij sponsori nga fanellat.
Number 16 for the season 🎯
⏱️ 33' | #KSCS04 0-1 | #S04 pic.twitter.com/hFCFVpwMxe
— FC Schalke 04 (@s04_en) February 26, 2022
Në vend të logos së Gazprom, shkruhej vetëm Schalke 04.
Ndeshja e sotme jashtë fushe kundër Karlsruher përfundoi me rezultatin 1:1.
Still all to play for here. Keep pushing, boys 💪
⏱️ 65' | #KSCS04 1-1 | #S04 pic.twitter.com/WWEwB72kEZ
— FC Schalke 04 (@s04_en) February 26, 2022
që Schalke ra në pozitën e pestë me 41 pikë, tre më pak se St. Pauli që është i pari. /Telegrafi/