Bayerni Munich ka arritur fitoren e parë në sezonin e ri të Bundesligës pas barazimit kundër Hertha Berlinit.
Bavarezët triumfuan si mysafirë në stadiumin Veltins Arena kundër Schalke 04 me rezultat të pastër 3-0.
Tashmë kanë dal edhe vlerësimet e para të lojtarëve, ku notën më të lartë e ka lojtari i kampionit në fuqi, Robert Lewandowsi, i cili në saje të tri golave mori notën 9.5.
💥💥💥💥💥💥
🔴⚪️ #S04FCB 0-2 (53') pic.twitter.com/1H49Fnr1jt
— FC Bayern München (@FCBayern) August 24, 2019
Më i dobëti në fushën e stadiumit Veltins Arena ishte sulmuesi anësor i “mbretërve të kaltër” Raman, i cili mori notën 5.8.
Edhe debutuesit te kampionët në fuqi patën paraqitje të mirë, ku Philippe Coutinho u vlerësua me notën 6.7 gjersa Ivan Perisic me 6.4.
Pas kësaj, Bayerni zë pozitën e katërt të renditjes tabelore të ligës elitare gjermane me katër pikë gjersa lider është Borussia Dortmund me gjashtë sosh. /Telegrafi/