Schaffhausen e ka zyrtarizuar blerjen e Gjelbrim Taipi nga FC Wil 1900.
Gjelbrim Taipi ka zgjidhur kontratën e tij me klubin e Will ku kishte hasur probleme në kohën e fundit edhe pse ishte njëri prej lojtarëve kryesor.
24 vjeçari ka nënshkruar me Schaffhausenin, deri me 30 qershor 2017.
Ai ka shënuar 16 gola në 98 ndeshje në Challenge League.
I lindur në Tërrnoc të Luginës së Preshevës, ai karrierën e ka nisur te Shkëndija e Tetovës.
Ai ka luajtur për Shqipërinë U-21 gjatë verës pritet ta vazhdojë karrierën në një skuadër të Superligës zvicerane. /Telegrafi/