KFOR-i do të qëndrojë në Kosovë derisa të jetë e nevojshme, ka thënë komandanti i Komandës së SHBA-ve për Evropë dhe komandant Suprem i Forcave Aleate të NATO-s, Curtis M. Scaparrotti.
Scaparrotti i cili të mërkurën ka qëndruar në Beograd dhe ka biseduar me krerët më të lartë ushtarakë të shtetit serb në një intervistë për Tanjug ka thënë se NATO është e brengosur për shkak të propozimit që Forca e Sigurisë së Kosovës të transformohet në ushtri pa ndryshime kushtetuese.