Prodhuesi suedez i automjeteve komerciale Scania po zgjeron linjën e tij me emetim zero duke prezantuar transportuesin e parë automatik Scania P 25 tërësisht elektrik.
Transportuesi i automjeteve elektrike 42 ton mund të luajë një rol kritik në uljen e emetimeve nga industria e transportit, transmeton Telegrafi.
Scania është paraqitur si prodhuesi kryesor global i kamionëve dhe autobusëve të rëndë me mbi 120 vjet përvojë.
Kompania bëri një hap të madh përpara, duke nxjerrë në treg kamionin e saj të parë elektrik 100 për qind me bateri, i projektuar për përdorim në qytet në vitin 2020. Kamioni elektrik i rëndë kishte një distancë deri në 250 kilometra me një karikim të plotë.
Scania i ka dorëzuar firmës logjistike “ARS Altmann Automobillogistik” me bazë në Bavari, atë që e quan transportuesin e parë i automjeteve elektrike me bateri në botë.
Gjiganti i logjistikës tashmë po përdor transportin tërësisht elektrik Scania P 25 230 kWh për shpërndarje. Menaxheri i produktit për lëvizshmërinë elektrike në Scania, Thiemo Freyer, shpjegoi:
“Me këtë kamion mund të transportohen deri në tetë vetura, pa qenë shumë e gjatë. Me një peshë totale të kombinuar deri në 42 ton (maksimumi i lejuar në Gjermani), Scania elektrike mund të karikohet plotësisht në më pak se 90 minuta në një maksimum prej 130 kWh (CCS 2)”. /Telegrafi/