Telegrafi

Scamacca zgjedh Interin, Roma arrin marrëveshje me top sulmuesin brazilian

Gianluca Scamacca nuk e ka pritur më gjatë Romën dhe i ka thënë ‘po’ Interit.

Sulmuesi italian fillimisht kishte marrëveshje me Giallorosët, por Roma ka hasur në vështirësi të gjej marrëveshje me West Hamin dhe Interi është futur në garë duke ia rrëmbyer objektivin Romës.

Kësisoj drejtuesit e skuadrës italiane kanë ndryshuar objektiv dhe tanimë kanë synim transferimin e Marcos Leonardos.

Lexo po ashtu Interi parakalon Romën, bën ofertë zyrtare për Scamacca

20-vjeçari brazilian ka shkëlqyer me Santosin, ku ka realizuar 14 gola e ka asistuar në katër të tjerë në 30 ndeshje.

Calciomercato ka raportuar se Leonardo i ka dhënë dritën e gjelbër kalimit te Roma dhe tani pritet marrëveshja mes dy klubeve.

Lexo po ashtu Roma dhe PSG sot takim vendimtar për Renato Sanchesin

Roma po kërkon huazimin e lojtarit me obligim blerje pas një viti prej 15 milionë eurove.

Nëse negociatat shkojnë siç duhet, atëherë braziliani nesër (e mërkure) do të jetë në kryeqytetin italian për ta kompletuar transferimin. /Telegrafi/