Telegrafi

Scaloni shpërthen në lot kur flet për mbështetjen e madhe që ka Argjentina: Shpresoj që t’i gëzojmë njerëzit

(Foto: Twitter/Rex/FIFA)

Trajneri Lionel Scaloni nuk i ka mbajtur emocionet teksa e ka përshkruar mbështetjen e jashtëzakonshme që ka marrë Argjentina në Kampionatin Botëror.

Albicelestët u vunë përballë Kroacisë në gjysmëfinale të ‘Katar 2022’, me të dyja skuadrat që luftojnë për një biletë në finale.

Gjatë gjithë turneut, Argjentina ka qenë ndër skuadrat me mbështetjen më të madhe, ndërsa është raportuar se rreth 40.000 tifozë të tyre ndodhen në Katar.

Madje edhe tifozët neutralë kanë qenë me argjentinasit, duke qenë se shumë futbolldashës duan që Lionel Messi ta fitojë këtë Kampionat Botëror që me siguri mund të jetë i fundit për të.

Duke folur për tifozët e mrekullueshëm të skuadrës së tij, Scaloni ka dhënë një intervistë emocionuese.

“Kjo skuadër luan për njerëzit”, është shprehur 44-vjeçari duke shtuar pastaj me lot: “Ju më bëni të ndjeshëm. Njerëzit i kanë lënë gjërat anash që të vijnë ose edhe punën. Urojë, me shpresën që t’u ofrojmë gëzim”. /Telegrafi/