Site icon Telegrafi

Scaloni po mendon të ndryshojë skuadrën e Argjentinës për Kupën e Botës

Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, ka bërë një pranim befasues që do të ketë shpuar miliona veshë në Amerikën Latine.

Duke folur pasi Argjentina ka fituar ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe me rezultat 5-0 në ndeshjen e tyre të fundit përgatitore përpara Kupës së Botës, Scaloni ka thënë se ai mund të ndryshojë skuadrën e tij prej 26 lojtarësh.

“Ka një shans që lista e 26 lojtarëve për Kupën e Botës të ndryshojë. Do të shohim”, ka thënë fillimisht Scaloni për Sport.

“Ka lojtarë që nuk janë 100 për qind në formë. Ne duam të jemi të kujdesshëm dhe të shohim se si ata evoluojnë”, përfundoi trajneri i Argjentinës.

Ekipet kombëtare lejohen të ndryshojnë skuadrat e tyre deri në 24 orë përpara ndeshjes së tyre të parë të turneut dhe në rastin e Argjentinës, ata fillojnë të martën kundër Arabisë Saudite në orën 11:00.

Paulo Dybala ishte një dyshim serioz për turneun, por fitoi një vend në skuadër, ndërsa dyshimet e tjera që po monitorohen pas ndeshjes janë Nicolas Gonzalez dhe Marcos Acuna.

Pavarësisht nëse Scaloni ndryshon skuadrën e tij apo jo, kjo është sigurisht një mënyrë e zgjuar për të siguruar që ata që nuk kanë një vend të garantuar në ekip. Edhe pse Scaloni i referohet vetëm lojtarëve që nuk janë gati, askush nuk do të dëshirojë të rrezikojë të lihet jashtë pasi të ketë ardhur kaq afër. /Telegrafi/

Exit mobile version