Sulmuesi i Argjentinës, Paulo Dybala, është fenomen, gjithnjë sipas trajnerit të përkohshëm të Argjentinës, Lionel Scaloni.
I lënë në stol ndaj Guatemalas javën e kaluar, Dybala sërish nuk arriti të jetë startues në miqsoren ndaj Kolumbisë, teksa luajti në fillim të pjesës së dytë.
#NuevoDesafío ¡Final del encuentro! @Argentina igualó 0-0 ante @FCFSeleccionCol. pic.twitter.com/PrnDvJHiac
— 🇦🇷 Selección Argentina ⭐⭐⭐ (@Argentina) September 12, 2018
Por, Scaloni hodhi poshtë ndonjë problem të mundshëm me Dybalan, i cili u prit që të kishte më shumë minuta duke parë mungesën e Messit.
“Mendoni se kam problem me të? Ai është fenomeon”.
“Ajo që ndodhi është se ne nuk stërvitëm gjatë javës. Është një gjë e madhe kjo”.
“Kam marrëdhënie të shkëlqyera. Ai është djalosh fantastik. Ne po tentojmë të gjejmë një zgjidhje që ai të ndihet sa më komod”, deklaroi Scaloni.
Argjentina barazoi pa gola me Kolumbinë në New Jersey, teksa Icardi i cili startoi e Dybala që hyri nga stoli nuk bënë diferencën. /Telegrafi/