Telegrafi

Scaloni flet para përballjes me Meksikën: Jemi të bashkuar për fitore

Argjentina e ka nisur keq Kampionatin Botëror ‘Katar 2022’ pasi ka humbur me rezultat 1-2 nga Arabia Saudite.

Të shtunën mbrëma argjentinasit përballen me Meksikën me fillim nga ora 20:00 dhe nuk i lejohet asesi gabimi në këtë sfidë.

Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni ka thënë se përballen me një kundërshtar të vështirë, por që duan fitoren.

“Jemi të fokusuar plotësisht tek ndeshja me Meksikën dhe do të synojmë të jetë tjetër muzikë. Nuk do të ndryshojmë shumë në stilin tonë të lojës”.

“Në aspektin emocional natyrisht që pësuam një goditje, por kemi reaguar në mënyrë të menjëhershme. Jemi përgatitur mirë dhe jemi gati. Meksika është një skuadër e fortë dhe kanë një trajner të madh”.

“Mund t’u them se lojtarët e mi do të bëjnë më të mirën e tyre. Do të luftojmë shumë për ta kthyer situatë në favorin tonë”, tha Scaloni.

Scaloni tutje tha se VAR-i nuk është fajtor për humbjen nga Arabia Saudite, përkundër që iu anuluan tre gola Kombëtares që ai e udhëheq.

“Nuk mund të themi se VAR ishte fajtori kryesor që ne nuk fituam. VAR është i njëjtë për të gjithë. E pranojmë se ishte një rezultat që na trishtoi, por në anën tjetër duhet të shohim para dhe të tentojmë që të marrim një fitore e ti gëzojmë të gjithë tifozët e Argjentinës”, u shpreh trajneri argjentinas. /Telegrafi/