Telegrafi

Scaloni e pranon se lojtarët e tij janë të lodhur, pasi nuk ka arritur të bëj rotacion

Argjentina ka marrë një tjetër fitore në Kupën e Botës, kësaj radhe të parën në rrethin e eliminimit direkt.

Të besuarit e Lionel Scalonit kanë mposhtur Australinë me rezultat të ngushtë 2-1, për të kaluar në çerekfinale të Kampionatit Botëror ‘Katar 2022’.

Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni ka folur pas ndeshjes duke treguar se ku çaluan futbollistët e tij.

“Na kushtoi shumë pjesa e parë, deri në momentin kur Messi shënoi golin. Më pas ne u përmirësuan dhe korrigjuam gabimet tona, ndërsa në fund vuajtëm për fajin tonë, pasi duhet të kishim shënuar golin e sigurisë”.

“Gjithsesi, mendoj se kemi luajtur mirë, duke marrë parasysh faktin që përballë kishim një kundërshtar të vështirë. Në pjesën e dytë krijuam raste për të mos vuajtur, por i vështirësuam gjërat vetes me raste e shumta të humbura”, tha Scaloni.

Problem për Argjentinën mbetet edhe lodhja, pasi në asnjë ndeshje ata nuk kanë bërë rotacion dhe këtë e pranon edhe përzgjedhësi Lionel Scaloni.

“Fizikisht vuajtëm për shkak se nuk kemi mundur të ulim në stol lojtarët në sfidë e tretë të grupit. Kemi luajtur katër ndeshje në 11 ditë dhe përballja në raundin e 1/16 ishte 72 orë pas sfidës së tretë në grupe”.

“Tani ne duhet të rikuperojmë, kemi një tjetër kundërshtarë të fortë dhe duhet të jemi gati sa më parë”, u shpreh trajneri argjentinas. /Telegrafi/