Telegrafi

SBASHK: Zbatim i kontratës kolektive ose greva

SBASHK-u është ankuar se askush nuk i ka ftuar për të biseduar lidhur me kërkesat që lidhen me zbatimin e kontratës kolektive. Ata kanë paralajmëruar se në javën e ardhme do të takohet Këshilli Drejtues, ku do të vendoset për masat tjera sindikale duke mos përjashtuar edhe grevën e përgjithshme.

Sipas një njoftimi të SBASHK-ut, pas grevësnjëditore në institucionet e Arsimit Parauniversitar dhe në Universitetin e Prishtinës,SBASHK-u i ofroi mundësinë e vazhdimit të dialogut institucioneve të Kosovës me dëshirën që të gjinden mundësi për realizimin e 4 kërkesave nga Kontrata Kolektive.

Përfaqësuesit e SBASHK-ut ishin në gatishmëri për dialog dhe kanë bërë kërkesa zyrtare për takime , por deri me sot, me përjashtim të disa takimeve me Këshilltarë të Ministrit Bajrami, as edhe një takim tjetër formal nuk është mbajtur.

“E tëra që mund të thuhet në këtë kontest është më 13 shkurt pritet një takim me Ministrin Bajrami.SBASHK-u uron qëky takim të sjellë gjëra konkrete dhe të ndikojë në realizimin e kërkesave të SBASHK-ut e që janë shujta 0.5% për çdo vit të shërbimit, të kompensimit prej 70% të çmimit të biletave për mësimdhënësit udhëtarë dhe të tri pagave me rastin pensionimit të mësimdhënësve. Po nuk ndodhi kështu SBASHK-u do të jetë i obliguar bazuar në kërkesat e anëtarësisë që javën e ardhme të ftojë takimin e Këshillit Drejtues që të vendoset për masat tjera sindikale duke mos përjashtuar edhe grevën e përgjithshme gjithnjë në kërkim të realizimit të asaj që është nënshkruar me institucionet e Kosovës. SBASHK-u kërkon nga Qeveria e Republikës së Kosovës që kërkesën dhe paralajmërimet tona mos t’i merr sikushtëzim, por t’i merr si një obligim që del nga Kontrata Kolektive e nënshkruar me s SBASHK-ut dhe MASHT-it”, thuhet në njoftim e SBASHK-ut. /Telegrafi/