Menaxheri për financa në Sindikatat e Bashkuara të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Ymer Ymeri, ka thënë se kjo sindikatë kërkon shtesa në paga për mësimdhënësit.
Sipas Ymerit, SBASHK-u po kërkon vetëm zbatimin e vendimet që janë miratuar në Qeverinë e Kosovës.
“Ne do të vazhdojmë të kërkojmë të zbatohen vendimet që janë marrë nga Qeveria e që nuk zbatohen dhe në respektimin e kontratave që i nënshkruajmë me Ministrinë e Arsimit. Asgjë më shumë ne nuk kemi kërkuar ditëve të fundit, përveç atyre që janë nënshkruar në Qeveri”, tha ai në RTV21.
Ymeri ka theksuar se që nga shtatori, asnjë mësimdhënës nuk është paguar për orët shtesë.
“Qeveria Hoti ka miratuar vendimin për dhënien e shtesave në paga për muajin shkurt dhe mars. Është përcaktuar nga buxheti Pakoja për Rimëkëmbje Ekonomike”, tha Ymeri.
Kërkesa për shtesa në paga për mësimdhënësit, përveçse shqetësuese, njohësit të fushës së arsimit, Rinor Qehaja i duket edhe e padrejtë.
Qehaja tha se në këtë kohë pandemie preokupim i të gjithëve, përfshirë SBASHK-un, do të duhet të ishte mësimdhënia.