Kryesia Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka mbajtur takim konsultativ me përfaqësuesit e kësaj sindikate nga të gjitha Komunat e Kosovës dhe të Universitetit për të debatuar lidhur me angazhimet për ndryshimin në Projektligjin për pagat, pasi që ka konstatuar se Projektligji si i tillë është degradues për profesionin e mësimdhënësit.
“Pjesëmarrësit në këtë takim i kanë dhënë mbështetje të fuqishme angazhimit të Kryetarit dhe kryesisë që përmes dialogut me përfaqësues të institucioneve të shtetit të Kosovës të korrigjohet ky Projektligj dhe që profesioni i mësimdhënësit të mos mbetet i pozicionuar aq ulët, por të rangohet në vend të merituar”, thuhet në njoftimin e SBASHK-ut.
“Përfaqësuesit e SBASHK-ut nga të gjitha Komunat e Kosovës dhe të Universitetit kanë vendosur në këtë takim që nëse nuk ka reflektim nga Ministritë gjegjëse atëherë SBASHK-u pakënaqësinë do ta shpreh edhe përmes organizimit të veprimeve sindikale, duke mos përjashtuar grevën e përgjithshme”.
“Po në këtë takim pjesëmarrësit kanë zhvilluar një debat konstruktiv lidhur me idenë e nënshkrimit të një memorandumi bashkëpunimi me BSPK-në. Në këtë mënyrë SBASHK-u që është Federata me e organizuar dhe më e fuqishme në Kosovë do të mundohet të kontribuojë në forcimin e zërit sindikal me qëllim që sfidat e shumta në arsim dhe në gjithë sektorët tjerë të përballohen me një forcë të unifikuar sindikale”.
“Përfaqësuesit e SBASHK-ut nga të gjitha nivelet e arsimit të Kosovës kanë marrë vendim që të fillohet me realizimin e agjendës për zgjedhjet e reja, duke filluar nga shoqatat sindikale në institucionet e Arsimit Parauniversitar dhe atij Universitar e për të vazhduar me zgjedhjet në Kuvendet e të tri niveleve arsimor në mënyrë që me forca të reja të shkohet drejt Kongresit, që do të mbahet në fillim të vitit 2018”, thuhet në njoftimin e SBASHK-ut. /Telegrafi/
Ndërkohë, Fondacioni e ka cilësuar si një vendim të mirëpritur disbursimin pak ditë më parë të 160 milionë lekëvë nga Qeveria për të dëmshpërblyer familjarët e viktimave të 21 Janarit, sipas vendimeve të Gjykatës Administrative.