Site icon Telegrafi

SBAShK-u: Kemi qene kundër ndërprerjes se mësimit – po presim vendimin e qeverisë

Ilustrim

Pavarësisht propozimit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, që shkollat të kenë pushim një javë, Qeveria nuk ka marrë asnjë vendim, duke vazhduar kështu mësimi nëpër shkolla.

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, në një deklaratë për Telegrafin tha se deri tani nuk kanë pranuar asnjë vendim për ndërprerje të mësimit nga Qeveria.

“Kemi mbetur pezull, po presim vendimi e Qeverisë. Ne si SBASHK kemi qene kundër ndërprerjes se mësimit, por zëvendësministri i Arsimit, Xhavit Rexhaj, ka propozuar të pushojnë shkollat një javë për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19. Çfarë do vendimi që merr Qeveria ne do ta respektojmë”, theksoi Jasharaj.

Lexo po ashtu S’ka vendim për pushim njëjavor, vazhdon mësimi

Ndryshe, zëvendësministri i Arsimit, Xhavit Rexhaj në takimin e Komitetit për Koordinimin dhe Vlerësimin e situatës me pandeminë , ka propozuar që të ketë një javë pushim për të gjithë procesin mësimor.

Ndërkaq, rritja e rasteve me COVID-19 ëshë duke vazhduar, ku vetëm në 24-orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 828. /Telegrafi/

Exit mobile version