Nënkryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (SBASHK), Lutfi Mani ka konfirmuar për Telegrafin se ata do ta anulojnë grevën e paralajmëruar me datën 13 prill.
Ai në një prononcim për Telegrafin ka thënë pas procedimi në Kuvend të projektligjit për statusin e punëtorëve të arsimit shqip në Kosovë nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin 1998/99, nuk ka arsye që të mbahet protesta.
“Ne jemi të kënaqur me këtë vendim, duke theksuar se tash brenda pak minutash kryesia e SBASHK do të mbaj një takim, në të cilin do ta infotmojnë publikun se greva e paraparë do të anulohet”, ka shtuar Mani.
Sipas tij, kemi të bëjmë më një vendim të duhur dhe presim që tash kjo punë të përfundojë në Kuvendin e Kosovës.
Ndryshe, SBASHK-u kishte kërcënuar me grevë në datën 13 prill, nëse ky projektligj nuk dërgohet për miratim në Kuvend. /Telegrafi/