Sindikata e Bashkuar e Arsimit ka njoftuar se 440 anëtarë të kësaj sindikate do të shkojnë në bregdetin shqiptar.
Sipas SBAShK-ut, kjo do të bëhet në shenjë të respektit për përkushtimin e tyre në arsimimin dhe edukimin e brezave nëpër vite e dekada, transmeton Telegrafi.
“Ky aktivitet këtë vit ka nisur sot me grupin e parë prej 88 pushuesve, për të vazhduar më 19 qershor me grupin e dytë prej 203 pushuesve dhe për t’u përmbyllur me grupin e tretë prej 149 pjesëmarrësve në këtë aktivitet rekreativ, të cilët për në bregdetin shqiptar do në nisen më 29 qershor”, thuhet në njoftim.
Përzgjedhja e pushuesve sipas SBASHK-ut është bërë nga shoqatat sindikale që nga çerdhet e deri të universitetet e institucionet e kulturës, duke u bazuar në kriteret e përcaktuara nga Këshilli Drejtues.
Në lidhje me këtë aktivitet, kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, është shprehur krenar, pasi tha se është shprehje e mirënjohje për angazhimet e vazhdueshme e maksimale në shërbim të arsimit dhe kulturës.
“Ai shprehet se edhe shumë anëtare e anëtarë të SBASHK-ut e meritojnë një dhuratë të tillë, por kaq janë mundësitë bazuar në mjetet e akumuluara për pushim dhe rekreacion”, thuhet në njoftimin e SBASHK-ut, transmeton Telegrafi./Telegrafi/