Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj në konferencën përmbyllëse për media paralajmëroi se nëse bëhet një ngritje prej 4 për qind e pagave, janari i vitit 2018 do t’i zë sindikatat në grevë,
“Problemi i fundvitit është paralajmërimi për ngritje pagash nga janari. Është folur për një ngritje shume të vogël të pagave dhe SBASHK-u ka reaguar fuqishëm për ngritjen kaq të vogël unë kam frikë që jo vetëm arsimi, por edhe sektorët tjerë mund të na sjellin greva”, theksoi Jasharaj.
Ai theksoi që viti që lamë pas u karakterizua me shumë sfida.
Jasharaj shtoi se në kabinetin e kryeministrit është dërguar projektligji për punëtorët e arsimit të viteve 90-ta. /Telegrafi/