Telegrafi

Savo Kentera emërohet ushtrues detyre i Agjencisë malazeze për Siguri Kombëtare

Qeveria e Malit të Zi në mbledhjen e saj të fundit ka marr vendim që ta shkarkoj shefin e Agjencisë për Sigurisë Kombëtare (ANB), Dejan Vukshiq.

Në vend të tij si ushtrues detyre i ANB-së është emëruar Savo Kentera.

Kundër emërimit të Kenterës ishin ministrat Vladimir Jokoviq, Aleksandar Damjanoviq, Marko Kovaq, Dragoslav Shqekiq, Vasilije Lalosheviq dhe Miomir Vojinoviq.

Kentera, i cili në opinionin kosovar u bë i njohur përmes dokumentarit VIRUSSIA, para sa të emërohet në këtë pozitë ka qenë drejtues i Këshillit Atlantik i Malit të Zi.

Sipas Ligjit për ANB-së, kryeministri propozon drejtorin e atij institucioni dhe Qeveria e emëron pasi Kuvendi të japë mendim për të.

Drejtori i Inteligjencës emërohet për një periudhë pesë vjeçare, i përgjigjet Qeverisë dhe nuk mund të jetë anëtar i partisë politike apo të veprojë politikisht. /Telegrafi/