Telegrafi

Saviola lojtar i Benficas

Kohët e fundit, argjentinasi ka qenë shënjestër e Benficas, me ç’rast mendohej se ai do të kalonte në formë huazimi në Estadio da Luz, mirëpo skuadra portugeze vendosi ta blinte 27-vjeçarin.

Kështu, sipas deklaratës zyrtare të klubit portugez, në ditët në vijim Saviola do të udhëtojë në Lisbonë për të nënshkruar kontratë trevjeçare me Benfican.