Telegrafi

Savevski pret lirimin nga akuza të anëtarëve të partisë “E Majta”

Zdravko Savevski pret që të tërhiqen akuzat për anëtarët e partisë “E Majta” për pjesëmarrje në protestat e Revolucionit Laraman, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, prokuroria ka bërë hap të duhur me tërheqjen e akuzës për Pavle Bogoevskin, dhe se nuk ka patur bazë për përndjekje penale.

Megjithatë, Savesvski konsideron se tërheqja e akuzës për një person, por jo edhe për tjerët paraqet standard të dyfishtë të trajtimit të situatës nga ana e prokurorisë.

Më 25 janar është caktuar seanca gjyqësore për anëtarët e partisë “E Majta”./Telegrafi/