Zdravko Saveski nga “E majta” i cili u arrestua e më pastaj u lirua në arrest shtëpiak me padi penale për pjesëmarrje në protestë, përmes profilit të tij në Facebook, mbrëmë u falënderua për përkrahjen, transmeton Telegrafi Maqedoni.
„Ju faleminderit të gjithëve, nga zemra, për përkrahjen e madhe që ma dhatë. Donë të thotë goxha shumë për mua dhe më inkurajon goxha shumë. Më është shqiptuar paraburgim prej 8 ditësh. Lufta vazhdon“, ka shkruar Saveski.
Ndryshe, Zdravko Saveskit dhe Vladimir Kunovskit, dy anëtarëve të “E majta”, gjykatësi në procedimin paraprak ua shqiptoi masën arrest shtëpiak 8 ditor dhe marrje të pasaportave, pasi që të dyve iu shqiptuan kallëzime penale për veprën “pjesëmarrje në turmë e cila do të kryejë vepër penale”./Telegrafi/