“E Majta” kërkon edhe ministrat tjerë të ndjekin shembullin e Zoran Stavreskit dhe të japin dorëheqje, për të zbatuar të gjitha kushtet për zgjedhje të lira dhe të rihapet Kodi Zgjedhor, transmeton Telegrafi Maqedoni.
“Si “Majtisë” kërkojmë që shembullin e tij të ndjekin edhe ministrat tjerë të krijohet një rrugë për një qeveri kalimtare kujdestare e cila do të krijojë kushte për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kërkojmë që të zbatohen të gjitha kushtet për zgjedhje të drejta, duke përfshirë rihapjen e Kodit Zgjedhor, për shkak se ndryshimet që kanë ndodhur vitin e kaluar kanë qenë më të zëshme”, tha Saveski nga “E Majta”.
I pyetur në lidhje me aktivitetet e së “Majtës” gjatë verës, Saveski shtoi:
“Gruevski shpreson se verës do t’i pengojë qytetarët për të protestuar, por revolta është e madhe kur njerëzit fillojnë të ecin përpara, nuk mund të ndalet. Nëse ju jeni duke shpresuar verën, atëherë do të vijë vjeshta, kurse tyre u numërohen ditët”. /Telegrafi/