Site icon Telegrafi

Saveski: Askush të mos bëjë koalicion me OBRM-PDUKM-në

Partia ”E Majta” bën thirrje që asnjë parti e cila do të fitojë mjaftueshëm vota në zgjedhjet e parakohshme, të mos bëjë koalicion qeveritar me OBRM-PDUKM-në, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo është ideja e majtistëve të cilët kërkojnë një izolim të plotë të kësaj partie pasi që, sipas tyre, OBRM-PDUKM-ja është krijuese e politikave që vetëm e kanë rrënuar Maqedoninë në këto dhjetë vite.

Sipas Zdravko Saveskit, fitorja e mundshme e OBRM-PDUKM-së është një thikë vendimtare për shkatërrimin e Maqedonisë./Telegrafi/

Exit mobile version