Telegrafi

Save the Children në Kosovë shpërndanë sot 100 pako në dhjetë shkolla fillore të Kosovës

Zyra e Save the Children në Kosovë sot do të bëj shpërndarjen e 100 pakove me material didaktik, lodra edukative dhe pajisje higjienike. Pakot do të shpërndahen në dhjetë (10) shkolla fillore të Kosovës të cilat mbështesin arsimin gjithëpërfshirës të fëmijëve me aftësi të kufizuar të mbështetura përmes projektit ‘Promovimi i arsmit gjithëpërfshirës në Kosovë’ që zbatohet nga Save the Children në Kosovë në shtatë komuna të Kosovës.

“Në këtë periudhë kur po përballemi me një pandemi globale të coronavirusit (COVID-19), është e rëndësishme që të ofrojmë qasje të barabartë për të gjithë fëmijët në arsimin gjithëpërfshirës nga distanca. Duke parë që në Kosovë kjo mungon, Save the Children në Kosovë, javën që shkoi mundësoi zhvillimin e platformës për arsim gjithëpërfshirës në distancë. Në të njëjtën kohë, këto pako me materiale didaktike, lodra edukative dhe pajisje higjienike dhe materiale me mesazhe vetëdijësuese për mbrojtje nga coronavirusi, do të shërbejnë si mbështetje shtesë për të gjithë vajzat dhe djemtë me aftësi të kufizuar që të mund të zhvillojnë aktivitetet edukative në kushte shtëpie”, thuhet në njoftim

Shpërndarja e këtyre pakove do të bëhet në bashkëpunim të ngushtë me drejtoritë komunale të arsimit, shkollat, dhe zyret lokale të Save the Children duke respektuar protokollet e sigurisë dhe procedurat standarde të operimit gjatë pandemisë COVID-19. /Telegrafi/