Murat Yildirim është një prej aktorëve më të mirë turq dhe më i pëlqyeri te shqiptarët.
Ai ka bërë për vete audiencën në Kosovë e Shqipëri me rolet e Savashit dhe Demirit në serialet ‘Ask ve Ceza’ dhe ‘Asi’.
Megjithatë, këtë vit aktori po e mbyll me një rol të ri që nuk ka të bëjë me jetën skenike të filmave apo serialeve.
Në fakt, ai gjatë vitit 2018 ishte moderator i shout të diturisë të njohur si “Kush do të bëhet milioner”.
Tashmë për këtë punë të suksesshme, 39-vjeçari është shpërblyer me çmimin “Moderatori më i mirë mashkull i vitit 2018”.
Ai me këtë rast ka falënderuar të gjithë bashkëpunëtorët si dhe të gjithë ata që votuan që të merr këtë çmim prestigjioz të revistës Magazinn.
Ndryshe, Murat kohë më parë ka kurorëzuar me martesë lidhjen disavjeçare me Iman Elbani, ku të pranishëm në ceremoni ishte Almeda Abazi me bashkëshortin, Tolgahan Saysiman. /Telegrafi/